Harduer

Raportohet se HTC po ndërton smartfonin e ri me pseudonimin “Hima”

Publikuar , 05 Dhjetor 2014
0
Raportohet se HTC po ndërton smartfonin e ri me pseudonimin “Hima”

htcone_2-100258386-largeSipas një burimi të besueshëm në Twitter me llogarinë me emër @upleaks, HTC po ndërton një version One M8 me proçesor 64Bit Snapdragon 810, i cili në përbërje ka katër bërthama 2 Ghz të një performance të lartë dhe katër bërthama 1.5 Ghz të cilat janë efikase ndaj energjisë. Me pseudonimin “Hima”, telefoni mendohet të ketë një ekran 5 inç me rezolucion 1920 x 1080 dhe një kamerë të pasme 20.7 Megapixel. Kamera frontale mund të rezultojë një sensor 13 Megapixel ose 4 Megapixel me opsionin “UltraPixel”.

Disa cicërima në Twitter spekulojnë se një pajisje e tillë do të jetë e disponueshme në muajin mars. Sipas @upleaks “Hima” aktualisht po testohet në laboratorë dhe do të jetë pjesë e pajisjeve që do të prezantohen në Kongresin Mobil Botëror. Proçesori Snapdragon 810 ka një bandwidth memorie të konsiderueshme me dy kanale 64 Bit DDR4 dhe shpejtësi përpunimi 1600 Mhz, ose e thënë ndryshe dyfishin e asaj çfarë ofron Snapdragon 805 së bashku me një GPU të fuqishme Adreno 430.

Specifika të tjera të spekuluara janë bateria 2840 mAh dhe Android 5.0 Lollipop së bashku me ndërfaqen personale të HTC-së e quajtur HTC Sense. Adhuruesit e phabletëve mbase do të zhgënjehen sadopak për madhësinë e ekranit, por edhe telefonët super të mëdhenj janë të vështirë për tu mbajtur në duart tona. HTC tashmë e ka publikuar një telefon me proçesor 64Bit dhe bëhet fjalë për HTC Desire 510, por që nuk përfshin një version të Android që mbështet proçesorët 64Bit. Pra mbetet për të parë përformancën e një platforme mobile 64Bit kombinuar me një proçesor 64Bit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google firmos fundin e fjalëkalimeve në Android

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>