Analiza

Raportohet se MacBook Air 12 inç pritet të lançohet në 2015

Publikuar , 23 Dhjetor 2014
0
Raportohet se MacBook Air 12 inç pritet të lançohet në 2015

technobuffalo-638-rumor-roundup-macbook-air-B-630x354Sipas një raportimi të fundit nga DigiTimes, thuhet se i shumë përfoluri MacBook Air 12 inç mund të mbërrijë në dyqane vitin e ardhshëm. Pritet të jetë një laptop ultra i hollë dhe mesa duket do të lançohet afërsisht në të njëjtën kohë më Apple Watch, orën inteligjente nga kompania Apple.

DigiTimes shton gjithashtu faktin se ky MacBook Air i ri nuk do të ketë një kosto të vogël dhe mund të vijë në lançim me një numër të limituar. Duke u bazuar në raportet e mëparshme, çdo person pret që MacBook Air 12 inç të ketë një dizajn më të hollë dhe akoma më tërheqës si dhe të ketë gjetur një mënyrë komplet inovatore e të re duke zëvendësuar karikuesin MagSafe me diçka ndryshe. Ashtu si edhe prerjet më të reja të iPad-eve dhe iPhone-ve, edhe kjo pajisje do të vijë në ngjyrë të artë, të argjendtë dhe gri.

Pas muajsh të tërë spekulimesh, duket sikur kompania Apple është e gatshme të zbulojë laptopin e saj më të fundit, edhe pse besohet se nuk do të jetë i disponueshëm deri në mesin e vitit 2015. Pra do të na duhet të presim edhe disa kohë lidhur me konfirmimin zyrtar nga Cupertino përsa i përket lançimit të MacBook Air 12 inç (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple lançon iOS 13.1.2

Lajmet e fundit>