Analiza

Raportohet se Microsoft po punon për një shfletues të ri uebi për Windows 10

Publikuar , 30 Dhjetor 2014
0
Raportohet se Microsoft po punon për një shfletues të ri uebi për Windows 10

VRG_1047.0.0Kompania Microsoft thuhet se po punon në ndërtimin e një shfletuesi tërësisht të ri të koduar me emrin Spartan.

Kjo prurje mund ta zhvendosë kompaninë nga Internet Explorer në një hap të ri drejt Windows 10. ZDNet raporton se aplikacioni i ri nuk është Internet Explorer 12, versioni pasardhës i shfletuesit Internet Explorer. Në vend të kësaj kompania po ndërton një produkt inovativ.

Gjithsesi pavarësisht ndryshimeve në pamjen e jashtme, ai do të jetë i bazuar në teknologjinë e uebit të Microsoft. Softueri i ri do vazhdojë të përdorë Chakra JavaScript dhe Trident. Megjithatë mos prisni që Internet Explorer të zhduket. ZDNet raporton se një version i ri Internet Explorer 11 do të vijë në 2015.

Kjo do të thotë se Microsoft në fakt po punon për dy shfletues të sistemin të saj operativ Windows 10. Eeventi i ardhshëm i Microsoft është njoftuar se do të mbahet më 21 janar. Në këtë event pritet të mësohet më shumë rreth Windows 10 dhe shfletuesve të rinj të kompanisë, Internet Explorer 11 dhe atë të ashtuquajturin Spartan. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Produkti më interesant në Kongresin Mobil Botëror nuk do të jetë telefon

Lajmet e fundit>