Lajmet

Raportohet se NSA ka aksesuar në fshehtësi qendrat e të dhënave të Google dhe Yahoo

Publikuar , 31 Tetor 2013
0
Raportohet se NSA ka aksesuar në fshehtësi qendrat e të dhënave të Google dhe Yahoo

current-effort-google-nsaSipas dokumentave të zbuluara nga Edward Snowden ekziston një plan i fshehtë i njohur me emrin e koduar MUSCULAR.

Ky mjet është përdorur nga agjencitë e shumëpërfolura NSA dhe GCHQ për të përgjuar qendrat e të dhënave të kompanive Google dhe Yahoo në mbarë botën. Informacioni është konfirmuar edhe nga burimet e The Washington Post.

Kjo shkelje privatësie mund të dëmtojë qindra miliona përdorues dhe mesa duket kompanitë nuk kanë qenë në dijeni të kësaj ndërhyrjeje.

Në lidhje me këtë lajmërim Google është shprehur për The Post se është shqetësuar shumë nga akuzat e fundit ndaj qeverisë për ndërhyrjen në qendrat e të dhënave dhe se nuk ka qenë në dijeni të këtij aktiviteti.

Ndërkohë Yahoo theksoi se ushtron kontrolle strikte për të siguruar qendrat e të dhënave dhe se nuk ka mundësuar aksesin e tyre nga NSA apo ndonjë agjenci tjetër qeveritare. Qeveria sigurisht nuk ka komentuar mbi këtë çështje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google Maps përmirëson lokalizimin në ambiente të brendshme

Lajmet e fundit>