Analiza

Raportohet se Sony mund të lançojë filmin e shumëpërfolur “The Interview” online

Publikuar , 22 Dhjetor 2014
0
Raportohet se Sony mund të lançojë filmin e shumëpërfolur “The Interview” online

seth-rogen-jonah-hill-4Pavarësisht kërcënimeve të shumta, duket se kompania Sony do të lançojë komedinë kontroversale “The Interview” në shërbimin e saj online streaming Cracks, sipas një raporti nga The New York Post. Gjithsesi Re/code raporton se Sony akoma nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe një zëdhënës i kësaj faqe tha se raporti i New York Post nuk është i saktë.

Kjo nuk do të thotë që filmi nuk do të lançohet kurrë, por vetëm që planet akoma nuk janë finalizuar. Një avokat i Sony Pictures Entertainment, David Boeis, pohoi për ‘Meet The Press’ se filmi do të shpërndahej, por akoma nuk dihej se çfarë mënyre do të zgjidhte kompania për ta bërë këtë. Nëqoftëse Sony vendos që ta shpërndajë këtë film në Cracks kjo do të thotë që kompania nuk do mund ti marrë para shikuesve dhe paaftësia për të rikuperuar kostot mund të sjellë një situatë jo të mirë për kompaninë. Një burim nga Sony zbulon se kompania është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për lançimin e filmit.

Ky film ishte vendosur të lançohej në ditën e Krishtlindjeve, por pas kërcënimeve të vazhdueshme nga hakerat në Korenë e Veriut kompania vendosi ta shtyjë lançimin për arsye sigurie. Ceo i Sony Pictures sugjeron se kjo komedi ka shumë mundësi të lançohet online madje dhe në YouTube dhe se kompania është në bisedime me distributor të ndryshëm potencial. Pra spekulimet janë të shumta por akoma nuk ka një deklaratë zyrtare të kompanisë mbi këtë çështje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tashmë mund të bëni "Retweet" me imazhe, video dhe GIF

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>