Harduer

Raportohet se Sony mund të sjellë tabletin me ekran 4K dhe 6 GB RAM

Publikuar , 19 Dhjetor 2014
0
Raportohet se Sony mund të sjellë tabletin me ekran 4K dhe 6 GB RAM

sonySony me shumë gjasa mund të prezantojë një tablet 13 inç me ekran 4K në vigjilje të vitit që po afron. Sipas disa informacione që vinë nga uebsiti kinez PadNews, një tablet i njohur si Sony Xperia Z4 po shfaqet në horizont. Por jo vetëm që mendohet të ketë madhësi të konsiderueshme falë ekranit 13 inç, por spekulohet për disa specifika harduerike marramendëse si rezolucion ekrani 3840 x 2400 pixel. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një ekran 4K Ultra HD me raport 16:10.

Duke i qëndruar linjës së këtyre specifikave të “çmendura”, tableti Xperia Z4 mendohet të ketë 6 GB RAM, dyfishin e asaj çfarë kemi parë në smartfonët dhe tabletet më të mirë të ditëve të sotme. Por le të themi që jemi shumë skeptikë lidhur më këtë. Të tjera specifika të harduerit janë një proçesor Qualcomm Snapdragon 810 me fuqi 2.86 Ghz, 64 GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave dhe bateri 12.100 mAh.

Ndërsa është tërësisht e mundur që Sony të prezantojë një tablet së shpejti, këto detaje ngjasojnë me ëndrrën e një adhuruesi fanatik të një super tableti. Sony do të mbajë një konferencë në CES më 5 janar, dhe ky do të ishte momenti i duhur për një prezantim të tillë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  iPhone-ët e 2020 do të kenë kornizë metalike të ngjashme me atë të iPhone 4

Lajmet e fundit>