Biznes

Raportohet se versioni i lirë i iPhone-t mund të kushtojë 99 – 149 $

Publikuar , 11 Janar 2013
0
Raportohet se versioni i lirë i iPhone-t mund të kushtojë 99 – 149 $

Ditët e fundit kanë filluar të qarkullojnë intensivisht në internet lajmet mbi një version më të lirë të iPhone. Sipas raportimeve të fundit, ai mund të kushtojë mes 99 dhe 149 $.

Pajisja, siç thuhet deri tani në Bloomberg, mund të debutojë minimalisht në fund të 2013-s dhe do të ketë për qëllim të tërheqë sa më shumë konsumatorë nga vendet në zhvillim. Mes tyre Apple po synon veçanërisht edhe Kinën.

Dhjetorin e kaluar, shefi ekzekutiv Tim Cook u shpreh se ky shtet është “një treg shumë i rëndësishëm për ne”. Në atë kohë, Apple kishte shitur mbi 2 milionë njësi të iPhone në Kinë, duke vendosur edhe një rekord shitjesh gjatë fundjavës së parë (iPhone 5).

Një version më i lirë i iPhone do ta ndihmonte kompaninë të konkurronte me telefonët Google Android, të cilat janë të disponueshëm në një sërë çmimesh.

Aktualisht, iPhone 5 prej 16 GB fillon me një çmim 199 $ në SHBA me kontratë dy vjeçare. Modelet 32 GB dhe 64 GB kushtojnë përkatësisht 299 $ dhe 399 $. Sipas burimeve të Bloomberg, kompania është duke zhvilluar një version më të përballueshëm të iPhone-t që prej shkurtit 2011.

Gazeta shton se ata kanë folur gjithashtu edhe me një sërë kompanish telefonike në SHBA. Raportimet e hershme lidhur me këtë temë shkruajnë se iPhone me çmim të lirë do të ngjajë si ai aktual, por do të jetë i prodhuar me materiale më të lira.

Polikarbonati do të zëvendësojë mbështjellën prej alumini ndërsa komponentët e tjerë do të adaptohen nga modelet më të vjetra të iPhone. (PCWorld Albanian)

iphone

LEXO EDHE:  Bitcoin kapërcen kufirin e 10,000 dollarëve

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>