Lajmet

Raportohet se WhatsApp mund të sjellë versionin ueb të aplikacionit

Publikuar , 15 Dhjetor 2014
0
Raportohet se WhatsApp mund të sjellë versionin ueb të aplikacionit

WhatsApp-FacebookDuket se WhatsApp mund të sjellë shërbimin e saj të shkëmbimit të mesazheve dhe online në ueb. Këto fjalë filluan të qarkullonin pak pasi themeluesi i rivalit të WhatsApp, Telegram, Pavel Durov tha për TechCrunch se ai mendonte se WhatsApp është duke punuar për të sjellë një version për ueb duke qenë se kishte punësuar një ekspert faqesh.

Ndërkohë që WhatsApp akoma nuk i ka konfirmuar këto fjalë duket se një provë tjetër ka përforcuar akoma më shumë parashikimin e Durov. Gjatë një përditësimi të WhatsApp, në kodin përkatës është përmendur ‘WhatsApp Web’. Për të shoqëruar këtë term, përmendeshin dhe logimi në një shërbim në ueb dhe statusi online. Kjo nuk është një provë vendimtare, por duket se skuadra e WhatsApp po merret me zbulimin e funksionalitetit të këtij shërbimi në versionin ueb.

Me më shumë se 600 milion përdorues, WhatsApp është shërbimi më i madh i shkëmbimit të mesazheve, por nuk ofron një version të tillë në ueb si rivalët e tij Line, Viber, Telegram dhe WeChat që i kanë dhënë akses përdoruesve të tyre të përdorin shërbimin dhe nga kompjuteri apo tableti. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  iOS 12.4 sjell Apple Card

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>