Harduer

Razer Edge, tablet për lojtarët hardcore

Publikuar , 09 Janar 2013
0
Razer Edge, tablet për lojtarët hardcore

Razer EdgeNë garën për tabletë u bashkua edhe kompania Razer, e njohur për zgjidhjet hardcore për lojtarë. A mundet Razer Edge, i cili reklamohet si gaming tablet, të gjejë publikun e saj?

Sot kompania Razer zbuloi të gjitha detajet për tabletin e vet Edge, i cili përveç specifikimeve impresionuese, gjithashtu përfshin një koncept interesant të kontrollorëve të cilët shiten ndaras.

Sa i përket specifikimeve, Edge vjen me procesor Core i5 apo i7, ka deri 8 GB RAM, procesor grafik Nvidia GeForce GT 640 LE dhe ka sistem operativ Windows 8 të parainstaluar.

Sipas Razer, në rezolucionin prej 1366 x 768 në ekran me diagonale 10,1 inç, ky tablet mundëson luajtjen e te gjitha lojërave të reja më një framerate mesatar më të madh se 30 fps.

Razer Edge do të gjendet në shitje gjatë tremujorit të parë të vitit 2013 me çmim fillestar prej 1.000 dollarë për modelin Edge (Core i5, 4 GB RAM dhe SSD me 64 GB.

Në ofertë do të jetë edhe modeli Edge Pro me procesor Core i7, 8 GB RAM dhe SSD me kapacitet 125 apo 256 GB. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy S10, Samsung jep datën e prezantimit

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>