Harduer

Razer nxjerr laptopin për lojëra Blade 2

Publikuar , 10 Shtator 2012
0
Razer nxjerr laptopin për lojëra Blade 2

Edhe pse origjinali doli në fund të janarit, kompania Razer ditën e premtë lajmëroi pasuesin e laptopit Blade në PAX Prime.

Lajmi i mirë është se pavarësisht datës që del, Blade 2 do të kushtojë 300$ më pak se pararendësi i tij.

I përshkruar nga shefi ekzekutiv i Razer si të qenit “jashtëzakonisht i fuqishëm”, Blade 2 ka një procesor quad core Intel Core i7 të brezit të tretë, Nvidia GeForce GTX 660M me 2GB VRAM, 8GB 1600MHz DDR3, si dhe një kombinim hapësire 500 GB HDD dhe 64GB SSD. Këto janë specifikat më të detajuara:

Procesor të gjeneratës së tretë Intel® Core™

NVIDIA GeForce® GTX 660M me NVIDIA® Optimus™

Memorje 2GB GDDR5 Video

Memorje 8GB 1600 MHz DDR3

Ekran 17.3-in. LED (1920×1080)

Hard Disk 500GB 7200RPM

64GB SATA III SSD me NVELO Dataplex™

Wireless 802.11 A/G/N + BT4.0

16.81″ (gjerësi) x 10.9″ (trashësi) x 0.88″ (lartësi); 6.6lbs (peshë)

Me peshë 6.6 lbs, Blade 2 është paksa më i rëndë se pararendësi i tij (6.4 lbs) por nuk ka ndryshime në parametrat e tjerë. Sipas lajmeve zyrtare pajisja do të jetë e disponueshme për porosi më 2 shtator për 2,499$ dhe do të fillojë dërgesat më 30 shtator.

“Me këtë Razer Blade ne kemi nxjerrë diçka shumë fenomenale me performansë ektreme për të apasionuarit e lojërave” tha Min-Liang Tank në një konferencë për shtyp. “Dizajni i ri dhe pajisjet e kohës së fundit, të kombinuara me ndërfaqen e bëjnë këtë Razer Blade, pa dyshim, laptopin më të mirë që kemi krijuar ndonjëherë. Bisha tani është e bukura.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple do të paralajmërojë përdoruesit e iPhone për impaktin e përditësimeve në performancë

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>