Lajmet

Reagon Albtelecom

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
Reagon Albtelecom

Drejtori i përgjithshëm, Sevket Acar, tha se Albtelecom zotëron tashmë një linjë fibre optike që lidh Italinë me Shqipërinë, në bashkëpronësi me Telecom Italia. Kapaciteti aktual i kësaj linje është 2500 Megabit dhe, sipas z.Acar, me anë të kësaj linje, Albtelecom ofron shërbimet voice dhe të internetit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën.

“Në një kohë kur ky kapacitet ende nuk është përdorur 100%, ne po punojmë me Telecom Italia për të rritur më tej kapacitetet pasi parashikojmë kërkesë të madhe për përdorimin e internetit në Shqipëri. Ne mendojmë të hapim Shqipërinë drejt botës nëpërmjet internetit dhe e kemi shpallur vitin 2011 si vit të internetit për vendin tonë. Mund t’ju them së jemi plotësisht  gati t’u japim përgjigje rritjes së kërkesës nga konsumatorët vendas dhe rajonalë. Në një kohë shumë të shkurtër, kapaciteti  i linjës me Italinë do të rritet në 20.000 Megabit dhe kjo do të thotë një rritje prej 800% ose 8 herë më shumë,” tha z.Acar.

Sipas tij, me investimet e kryera nga Albtelecom, Shqipëria është pikë  tranziti për Ballkanin dhe Evropën juglindore në fushën e telekomunikacionit. Z.Acar i përgjigjet gjithashtu në mënyrë të drejtdpërsëdrejtë nismës më të re të prezantuar dje nga shoqëritë UNIFI dhe Interoute.

“Ne mendojmë se investimet alternative në këtë drejtim nuk do të sjellin asgjë të re ndërkohë që Albtelecom prej vitesh ka ofruar këto shërbime me cilësi të lartë për konsumatorin shqiptar dhe po përmirëson  në vazhdimësi cilësinë duke rritur kapacitetin më shumë se 8 herë”

LEXO EDHE:  Telefonia celulare vijon tkurrjen, rritet interneti fiks

Lajmet e fundit>