Softuer

Real Racing 2 debuton në Android

Publikuar , 24 Dhjetor 2011
0
Real Racing 2 debuton në Android

Titulli i jashtëzakonshëm garues për Apple iOS tani më në fund është shfaqur edhe për përdoruesit e Android dhe siç duket asnjë prej veçorive më të mira të kësaj loje nuk mungon. Një lojë me 30 vetura të performances së lartë, 15 lokacione të ndryshme dhe një modus mbresëlënës të karrierës, të bënë për një cast të harrosh se je duke luajtur në një platformë mobile. 

Tituj të këtillë dikur kanë qenë luks për platformat PC apo për PS3 e Xbox360 ndërsa tani mesa duket me rritjen e fuqisë harduerike të platformave mobile, asgjë nuk është më pengesë dhe në fakt nuk është çudi nëse një ditë do të shohim tituj si Skyrim duke debutuar për iOS apo Android. Real Racing 2 është e gatshme për shkarkim për testim pa pagesë në Android Market, dhe më pas mund të paguani për versionin e plotë të lojë për 4.99 dollarë. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Firefox do të bëhet po aq i mirë sa Google Chrome

Lajmet e fundit>