Analiza

Realiteti i zgjeruar do të vijë së shpejti edhe për makinat

Publikuar , 03 Tetor 2013
0
Realiteti i zgjeruar do të vijë së shpejti edhe për makinat

Realiteti i zgjeruar do të vijë shumë shpejt edhe nëpër makina, i fokusuar veçanërisht në navigim dhe jo në zbavitje.

Mercedes-Benz po zhvillon një realitet të zgjeruar për sistemin e brendshëm të navigimit. I ngjashëm me atë që kanë bërë pronarët e Audi-t me aplikacionin për iPhone (edhe pse aktualisht funksionon vetëm në Gjermani), këto shtesa imagjinare vizuale do të gjenden në ekranin me prekje të makinës teksa jeni duke e ngarë atë në qytet.

Teknologjia e re pritet të prezantohet më 10 tetor në konferencën InsideAR në Mynih. Teksa i jepni makinës, ekrani me prekje do të shfaqë një video live nga ato që ju rrethojnë.

Kështu, do të shfaqen shigjeta që ju tregojnë drejtimin, emra rrugësh, pika interesi etj, të gjitha të shfaqura në kohë reale me ndihmën e navigatorit. Qëllimi është të ndihmohet sa më tepër shoferi të gjejë destinacionin e duhur si dhe ta bëjë ngarjen e makinës më zbavitëse dhe produktive.

Niveli i realitetit të zgjeruar është i kufizuar për të mos shpërqendruar shoferin. Ai bazohet në teknologjinë Mercedes-Benz Splitview, ndërsa ekrani mund të shihet nga shoferi dhe pasagjeri. Shoferi mund të shohë rrugën ndërsa pasagjeri pikat e interesit, si pamjet panoramike etj. Kompania nuk ka dhënë ndonjë datë zyrtare se kur do të jetë gati për testim ky sistem.

Megjithatë, ajo që është e qartë është se këto lloj teknologjish kanë patjetër nevojë për lidhje 4G me internetin. Pyetja e vetme që shtrohet është se sa në ndihmë do t’i hyjë shoferit kjo teknologji? A mund të ndikojë në shpërqendrimin e tij? (PCWorld Albanian)

mercedes-benz_augmented_reality_september_2013_b-100056272-large

LEXO EDHE:  Gratë imigrante në teknologji

Lajmet e fundit>