Blog

Realiteti Virtual – perspektiva e re e epokës së sotme

Apr 2 2018
0 Shpërndarje
Publiku merr një mundësi të hapur dhe jashtë kësaj bote për të provuar realitetin që në fakt nuk është atje në lehtësinë e shtëpive të tyre. Realiteti Virtual – perspektiva e re e epokës së sotme

Realiteti Virtual ka rritur  ritmin e tijj në botën e sotme për shkak të unicitetit dhe gjenialitetit që ka për të ofruar për klientët.

Koncepti i realitetit virtual është të paraqesë një version të realitetit i cili në të vërtetë nuk ekziston në të tashmen. Ky realitet është zhvilluar artificialisht dhe mund të shfaqet vetëm përmes syzeve 3D ose VR të specifikuara për të parë këto versione të realitetit.

Ka shumë pajisje elektronike  të disponueshëm në treg, bazuar në avancime të ndryshme teknologjike. Megjithatë, koncepti i realitetit virtual dhe syzet VR është një nga trendet më të fundit të tregut. Kompanitë prodhojnë pajisje teknologjike 3D të përparuara.

Publiku merr një mundësi të hapur dhe jashtë kësaj bote për të provuar realitetin që në fakt nuk është atje në lehtësinë e shtëpive të tyre.

Fillimisht filmat 3D u prezantuan së bashku me syzet 3D për të përjetuar një eksperiencë krejt të re, është sikur të jeni i pranishëm në atë skenar. Me kalimin e kohës dhe avancimet teknologjike, syzet VR u futën në treg nga disa prej markave të njohura duke përfshirë Sony dhe Samsung.

Ju mbani syzet e VR dhe jeni në gjendje të shihni një pjesë të realitetit që është gjeneruar nga kompjuteri dhe është tre-dimensionale, mund të jeni në vende ku gjithmonë keni dëshiruar të jeni  vetëm duke veshur syze VR. Tani mund të luani edhe lojëra në formatin VR, meqë Sony ka lançuar syzet Sony PlayStation VR me vlerë 399.99 $ (rreth PKR – 40.000).

Një tjetër lloj syzesh  të mahnitshme të  VR janë syzet Google Daydream View, që ju lejojnë të shihni skenarë të ndryshëm të bazuar në realitet virtual, ku mund të shihni dhe ndjeni mjedisin përreth. Është koha  për të parë realitetin nga një perspektivë tjetër, kapni syzet e dëshiruara VR dhe  vendosini tani. Gëzoni dhe zbuloni gjëra të reja brenda atyre realiteteve virtuale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>