Lajmet

Realizohet telefonata e parë në rrjetin 5G

Publikuar , 19 Janar 2019
0
Kompania tha se testimet treguan kompetencën e fortë të ZTE në kërkim, hulumtim dhe komercializim të 5G për operatorët. Realizohet telefonata e parë në rrjetin 5G

ZTE në bashkëpunim me China Unicom realizoi telefonatën e parë 5G me një smartfon prototip 5G.

Gjithashtu kreu një thirrje përmes WeChat dhe shfletoi në ueb me prototipin në fjalë.

Dyshja kreu testimet tre muaj pas lançimit të 3GPP Rel-15.

Kompania tha se testimet treguan kompetencën e fortë të ZTE në kërkim, hulumtim dhe komercializim të 5G për operatorët.

Megjithatë teknologjia e kompanisë me shumë gjasa nuk do të gjejë shtrirjen që kërkon për shkak shqetësimeve të sigurisë që sillen rreth ZTE.

Kompania tjetër Kineze Huawei është vënë në shënjestër të vendeve të ndryshme të botës të cilat bojkotojnë teknologjinë 5G.

Në CES Samsung tregoi smartfonin prototip 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung thotë se Galaxy S9 nuk po shitet aq mirë

Tags >

ZTE
Lajmet e fundit>