Lajmet

Realizoni foto me një të shkelur të syrit me Google Glass

Publikuar , 25 Prill 2013
0
Realizoni foto me një të shkelur të syrit me Google Glass

google glasNjë përdorues i Reddit, ka gjetur një linjë kodimi të aplikacionit të Google Glass që tregon se lëvizjet e syve kryejnë veprime të ndryshme.

Sipas asaj çfarë tregohet, “EYE_GESTURES_WINK”, me një të shkelur të syrit, i tregohet pajisjes që të bëjë foto me kamerën e integruar.

Syzet kanë një dedektor në pjesën e brendshme për të kapur çdo lëvizje të syrit dhe për të kuptuar nëse pajisja është vendosur apo jo.

Ngelet akoma për tu parë nëse kjo karakteristikë do të jetë e disponueshme që në versionet e para të pajisjes, apo do të shtohet më vonë.

Gjithsesi sido që të jetë, ky është një koncept sigurisht shumë i nevojshëm për të ardhmen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Komisioni Evropian vendos më 18 Tetor për fatin e marrëveshjes Microsoft-GitHub

Lajmet e fundit>