Softuer

Recetë për Google Chrome Pro

Publikuar , 25 Nëntor 2010
0
Recetë për Google Chrome Pro

Navigator ka dorëzuar risi të padëgjuara, siç ishin mundësitë që uebfaqet të hapen në dhe të shkarkohen pjesë për pjesë, në vend të sistemit që shfletuesi të qëndrojë në një faqe të zbrazët derisa çdo bit i faqes ngarkohet, dhe pastaj të na paraqitet.

E tani, të kthehemi në nëntor 2010. Andressen bën pjesë tani në konfigurimin e shfletuesit të ri të quajtur RockMelt. Andreessen kishte filluar edhe njëherë themelimin e kodit në burim të hapur për ta krijuar Google Chrome (Netscape është ndërtuar në Mosaic). Por në vend që të krijonte shfletues të ndarë për uebfaqe, RockMelt merr statusin e një shfletuesi me instant-sharing, nëpërmjet integrimit të ngushtë me Facebook.

Rezultati përfundimtar është shumë i shkëlqyeshëm: Një përdorues i cili kalon kohën në përditësimin e profilit të tij në Facebook, ndan linqet me miqtë, dhe bisedon me miqtë në Facebook do të gjej shumë gjëra për t’u pëlqyer tek RockMelt, e cila kryen detyrat me thjeshtësi click-drag-drop. Nëse ju doni të shkoni kudo në Web, dhe nuk e lëni pas Facebook-un, RockMelt është për ju.

RockMelt vijon gjurmët e shfletuesve të ndryshëm, veçanërisht siç është Flock. Ndërfaqja është pothuajse identike me ndërfaqen e Chrome, me të njëjtin bar për navigacion dhe menytë minimale drop-down. Ndryshimi qëndron tek butoni Share, ku ju mund të ndani menjëherë faqet që jeni duke i shikuar me miqtë dhe familjen në Facebook.

RockMelt është falas, por për tani, kërkon ftesë për të marrë një kopje. Ju mund ta kërkoni një përmes faqes së internetit RockMelt, ose nga një mik i cili tashmë e ka të instaluar./pcworld.al

LEXO EDHE:  Facebook teston një version të "Watch Party" për Instagram

Lajmet e fundit>