Biznes

Red Hat vërteton se Open Source është i mirë për biznes

Publikuar , 27 Mars 2011
0
Red Hat vërteton se Open Source është i mirë për biznes

Përfitimet e përgjitshme nga çereku i katërt fiskal i Red Hat më 28 shkurt arrinin shifrën 244.8 milionë dollarë, lajm ky i paraqitur të mërkuren nga ndërmarrja, duke tregua një rritje prej 25 për qind për të njëjtën kohë, gjatë vitit të kaluar. Përfitimi nga abonimet ishte 209.3 milionë dollarë – një ngritje prej 24 për qind vit-për-vit. Për një vit të plotë fiskal, përfitimi i përgjithshëm i marrë nga Red Hat ishte 909.3 milionë dollarë, duke paraqitur një rritje prej 22 për qind në krahasim me vititn paraprak – gjersa përfitimet nga abonimet arrinin vlerën prej 773.4 milionë dollarë, që paraqet një rritje për 21 për qind gjatë vitit të kaluar.

“Me prenotimet rekorde dhe faturimet në çerekun e katërt, ne jemi në një gjendje të lëvizjes për t’u bërë një ndërmarrje e pastër open soruce për të arritur një milionë dollarë në përfitime gjatë vitit të ardhshëm fiskal, një arritje historike për Red Had dhe komunitetin e open source,” tha drejtori i ndërmarrjes dhe CEO, Jim Whitehurst.

Përparësia në Linux

Kërkesa e rëndësishme e përjetuar gjatë kohëve të fundit ishte “kryesisht e udhëhequr nga klientët që janë duke i modernizuar qendrat e tyre të të dhënave dhe duke përgatitur infrastrutkturën e tyre për cloudy computing,” shpjegoi Whitehurst.

“Dosja e plotë që Red Hat ka zhvilluar me platformën, virtualizimin dhe prodhimet middleware u ofron klientëve të ndërmarrjeve të vogla një vendosje në infrastrukturën e gjeneratës së ardhshme.”
Si rezultat i raportit të kësaj jave, shumë ndërmarrje menaxhuese të investimeve kanë ngritur vlerësimet e tyre të bëra për Red Hat, nga “neutral” në “përmirësim të dukshëm”, tregoi Wall Street Journal, gjatë të enjtes.
E vendosur në Karolinën Veriore, Red Hat është ndërmarrje që udhëheq llojet Fedora dhe Red Hat Enterprise Linux (RHEL). Fedora është një komunitet falas, i lirë i softuerit, ndërsa RHEL shitet si prodhim komercial me mbështetje dhe shërbime.

LEXO EDHE:  Përveç iPhone çdo gjë tek Apple po shkon për mrekulli

Përqendrimi në Cloud

Përfitimet aq të mëdha të arritura nga ndërmarrja Red Hat mund të arsyetohen si ngritje e përqendrimit të ndërmarrjes në cloud computing, që duket të ketë ndikuar në rritjen e përfitimeve.
Në mesin e një klime të biznesit që vazhdon të jetë e kryesuar nga “Microsoft Trained Brain Syndrome”, suksesi i madh i arritur nga Red Hat tregon një ndriçim të sistemit Linux. Nuk ka më mohime – open source është zyrtarisht i mirëfilltë për biznes. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>