Lajmet

Reddit merr prej Instagram me një hapësirë të re përmbajtjesh

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Shkurt 2022
Me Discover, Reddit ka mundësinë të tregojë katalogun e gjerë të memeve, GIF dhe videove që ndahen çdo ditë por që nuk shfaqen në qendër të aplikacionit. Reddit merr prej Instagram me një hapësirë të re përmbajtjesh

Aplikacioni Reddit ka tashmë një kohështrirje tek e cila mund të shfletoni pa ndërprerje. Kompania prezantoi “Discover”, një seksion i cili do të shfaqë foto, GIF dhe video.

Kohështrirja, e para herë që një seksion shtohet në aplikacionin Reddit pas dy vitesh, do të ndihmojë Redditor-ët të gjejnë përmbajtje të cilat mund të mos i zbulojnë në faqen e parë të rrjetit social.

Me Discover, Reddit ka mundësinë të tregojë katalogun e gjerë të memeve, GIF dhe videove që ndahen çdo ditë por që nuk shfaqen në qendër të aplikacionit.

Edhe pse shumica e Reddit mbetet një eksperiencë vetëm me tekst, me kohështrirjen e re Discover, ata që preferojnë të shfletojnë në vend që të lexojnë do të gjejnë frymëmarrje.

Është dizajnuar për të qenë i personalizuar për secilin përdorues ashtu si seksioni Explore në Instagram. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple kalon nga porta Lightning në USB-C në 2023