Lajmet

Reddit ndalon imitimin e dikujt tjetër në platformë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Janar 2020
0
Politikat e reja shtrihen mbi ndalimin e përmbajtjeve pornografike në 2018-ën dhe vinë pak ditë pas Facebook ndaloi videot deepfake. Reddit ndalon imitimin e dikujt tjetër në platformë

Sot Reddit përditësoi politikat e përdorimit të platformës dhe nuk do të lejojë më imitimin e dikujt tjetër me qëllim mashtrimin e të tjerëve. Kjo do të thotë se politikat e reja do të prekin edhe gjëra të tjera si “deepfakes” por edhe gënjeshtra postuar në emrin e dikujt tjetër.

Politikat e reja shtrihen mbi ndalimin e përmbajtjeve pornografike në 2018-ën dhe vinë pak ditë pas Facebook ndaloi videot deepfake.

Reddit tha se përmbajtje të tilla nuk i ka parë deri më sot në platformë por që mund të shfaqen në të ardhmen. Gjithashtu citoi deepfakes e politikanëve si përmbajtje të rrezikshme.

Por politikat e reja lejojnë imitimin e dikujt tjetër për humor dhe satirë, por që do të jetë e vështirë dallimi i tyre prej mashtrimit të vërtetë.

Reddit mendon se ka fleksibilitetin e duhur për të bërë gjykimin në këtë rast duke marrë në konsideratë kontekstin mbi të cilin aplikohet.

Nga ana tjetër rrjeti social do të ketë më shumë fuqi për të parandaluar dezinformimin në platformë. Afro 944 llogari shihen të dyshimta dhe mendohet si i përkasin Agjencisë Ruse të Hulumtimit në Internet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zyrtarizohen ndryshimet në ligjin për portalet

Tags >

Reddit