Blog

Reddit teston sistem dhurimi parash mes përdoruesve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Shkurt 2019
0
Rrjeti social ka lejuar vetëm një subreddit quajtur r/shittymorph mund të japë bakshish dhe vetëm përdoruesit shittymorph i njohur për krjimin e meme Hell in Cell mund të përfitojë bakshish. Reddit teston sistem dhurimi parash mes përdoruesve

Rrjeti social me popullaritet në rritje Reddit po teston një veçori ku përdoruesit mund tu japin bakshish përdoruesve të tjerë.

Aktualisht ky sistem aplikohet vetëm për një subreddit dhe vetëm një përdoruesit në të gjithë sajtin mund të pranojë një bakshish.

Rrjeti social ka lejuar vetëm një subreddit quajtur r/shittymorph mund të japë bakshish dhe vetëm përdoruesit shittymorph i njohur për krijimin e meme Hell in Cell mund të përfitojë bakshish.

“Ne gjithnjë kryejmë eksperimente për të testuar funksione potencial të cilat mbështetin dhe fuqizojnë përdoruesit tanë. Funksioni i bakshisheve në r/shittymorph është një prej tyre,” tha Reddit.

Përdoruesit do të mund të japin bakshishe 3,5 dhe 10 dollarë megjithatë mund të vendosin edhe një shumë të caktuar deri në 100 dollarë.

Transaksionet përpunohen nga Stripe ndërsa në foton mëposhtë mund të shikoni një foto të procesit.

Bakshishet e dhëna do të shfaqen në krye të postimit megjithatë jo të gjitha paratë shkojnë për përdoruesit.

Një bakshish 100 dollarë vetëm 78.50 do të shkojnë në këtë rast për shittymorph. 18.50 dollarë do të shkojnë për Reddit ndërsa Stripe merr 3 dollarë për përpunimin e transaksionit.

Reddit nuk dha detaje në kjo skemë aplikohet për të gjitha bakshishet dhe nëse kompania merr 18.5% për çdo transaksion.

Megjithatë nuk është platforma e parë që vë një sistem të tillë në funksion. YouTube ka eksperimentuar me diçka të ngjashme ku përdoruesit mund të dërgojnë para tek krijuesit e videove.

Në Twitch gjithashtu mund të dhurohen para për transmetuesit nga chati. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjysma e popullsisë së botës ka qenë online në 2018-ën

Lajmet e fundit>