Harduer

Redmi do të shkëputet nga Xiaomi si një markë më vete

Publikuar , 04 Janar 2019
0
Huawei gjithashtu ka një nën markë që e quan Honor. Xiaomi nga ana tjetër ka vetëm një të tillë, POCO. Redmi do të shkëputet nga Xiaomi si një markë më vete

Nën markat po bëhen mjaft popullore në industrinë e smartfonëve. Oppo, Vivo dhe OnePlus janë të gjitha nën markat të BKK Electronics. Redmi do të bëhet nënmarka e dytë e prodhuesit Kinez Xiaomi.

Huawei gjithashtu ka një nën markë që e quan Honor. Xiaomi nga ana tjetër ka vetëm një të tillë, POCO.

Sot kompania Kineze tha se Redmi gjithashtu do të shkëputet si një markë me vete.

Redmi kanë qenë smartfonët më popullorë të Xiaomi. Krijimi si një markë me vete do ta ndihmojë kompaninë të fokusohet në tregje dhe audienca të caktuara.

Kjo markës kryesisht ka sjellë telefonë të rangut të ulët buxhetor. Ndërsa POCO sillte harduer të rangut të lartë për tregun e mesëm kurse flagshipët i përkasin markës Mi.

Më 10 Janar Xiaomi do të prezantojë një smartfon të ri Redmi i cili do të ketë kamër 48-megapiksel. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prodhon telefonët me radioaktivitetin më të ulët, Apple, Huawei dhe Xiaomin më të lartin

Lajmet e fundit>