Biznes

Redukto administratën IT dhe kontrollo kostot e printimit në institucione arsimore

Publikuar , 29 Shtator 2009
0
Redukto administratën IT dhe kontrollo kostot e printimit në institucione arsimore

 

Duke marrë parasysh faktin se studentët, profesorët, stafi dhe administratorët së bashku gjenerojnë më shumë se pesë milionë kopje dhe printime në printerë dhe makina fotokopjuese çdo vit, kjo e bën një sfidë monitorimin dhe kontrollimin e aktiviteteve të printimit dhe të kopjimit.

Zgjidhja: kombinimi i pajisjeve të Xerox me “Zgjidhjen Edukative” të Art House dhe zëvendësim i printerëve që kërkojnë mirëmbajtje të shtrenjtë me pajisje më efikase të Xerox Document Center Multifunction, të integruar me zgjidhjet Monitorimi i Printimit, Kthimi i Kostos dhe zgjidhje “të ndërtuara për ju” në shërbim të institucioneve arsimore. Një institucion i tillë mund të ketë një zgjidhje të vetme që i shërben fakultetit dhe stafit me një kontroll të kompletuar dhe të thjeshtë. Shërbimet e kopjimit dhe të printimit operojnë në mënyrë më efikase; rregullimi është i thjeshtuar, ka më pak kërkesa administrimi në departamentin e IT-së dhe është një proces printimi i cili siguron privatësi të dokumenteve. 

Për stafin IT, rregullimi i llogarive “guest” për akses të mbrojtur me fjalëkalim në pajisjet anembanë kampusit është shpenzim kohe dhe mundi. Institucioni ka nevojë për një zgjidhje të vetme që të identifikojë përdoruesit dhe të menaxhojë kostot në mënyrë më efikase.

Zgjidhja gjithashtu kursen burimet. Art House Co. Ltd. përdor metodologjinë Lean Six Sigma për të definuar gjendjen e tanishme dhe matjet e procesit të universitetit në mënyrë që të definojë ndikimin që këto procese do të mund të sillnin. Pasi sigurohen se zgjidhja e rekomanduar do të përkojë me misionin, vizionin, vlerat themelore dhe punën e universitetit si dhe punën e rrjetit ekzistues dhe të sistemit informativ, të dy palët hapin elementet e para të programit në disa faza.

LEXO EDHE:  Rregullorja e re e AKEP, ndryshojnë kontratat me operatorët celularë

Institucioni arsimor largon printerët e shtrenjtë për desktop dhe i zëvendëson ata me pajisjet shumë funksionale (MFDs) të Xerox, të cilat janë miqësore ndaj ambientit. Kjo përfshin pajisjet Xerox Document Center, duke ofruar pajisje për printim me ngjyra dhe bardh e zi. Studentët do të paguajnë për shërbimet e printimit duke përdorur karta me çip.

Në mesin e përfitimeve kryesore nga “Zgjidhja Edukative” është se përdoruesit printojnë në printerin që zgjedhin vetë. 

Me këtë tipar, të quajtur printimi “Follow You”, përdoruesit nuk janë të lidhur vetëm me një printer, por mund të printojnë në cilëndo pajisje në rrjetin e fakultetit.

Opsioni “Follow You” është mjaft i vlerësuar nga të gjithë përdoruesit sepse nëse një makinë është e zënë ose jashtë shërbimit, përdoruesit mund të shkojnë te makina tjetër. Është mjaft e kënaqshme pasi ata mund t’i bëjnë printimet e tyre nga cilado makinë. 

Përdoruesit mund të dërgojnë punë printimi në serverin e printimit dhe ato do të presin në radhë deri në momentin që mund të printohen. Ky koncept eliminon automatikisht keqpërdorimin e printimit, mbron privatësinë e hulumtimeve të universitetit dhe është një punë e mençur, e thjeshtë dhe e menduar mirë.

 

Kalimi në “Zgjidhje Edukative” do të sjellë një ndryshim edhe në tregun e punës, pasi fotokopjimet dhe printimet nuk do të bëhen më në dyqane të tilla, por në vetëshërbimin e printimit brenda universitetit.

Si rezultat i kësaj, administrata ndihmëse e universitetit do të jetë e lumtur dhe përdoruesit gjithashtu do të jenë të kënaqur. Aksesi te printeri dhe pagesa është shumë e thjeshtuar për përdoruesit e thjeshtë, shërbimi është përmirësuar dhe gjithashtu reduktimi i kostos së mirëmbajtjes, materialit harxhues dhe përkrahjes teknike është substancial.

 

LEXO EDHE:  Pas dy ditëve pozitive, Bitcoin bie sërish

Lajmet e fundit>