Lajmet

Reels dhe Live Rooms vinë në rrjetin social Facebook

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Qershor 2021
Si pjesë e trendit të konkurrencës me TikTok dhe Clubhouse, rrjeti social do të shtojë në panelin e historive edhe Reels dhe Rooms. Reels dhe Live Rooms vinë në rrjetin social Facebook

Facebook ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë që kur në themel të tij ishin profilet dhe faqet. Tashmë mund të shikosh video, transmetime live, biseda audio dhe video e të shisni në Marketplace.

Si pjesë e trendit të konkurrencës me TikTok dhe Clubhouse, rrjeti social do të shtojë në panelin e historive edhe Reels dhe Rooms.

Facebook Rooms nuk duhet të ngatërrohen me Messenger Rooms. Lançuar në fund të muajit Janar, Live Audio Rooms janë formati i komunikimit me audio në stilin e Clubhouse.

Në fillim u mendua se Facebook do të krijonte një aplikacion më vete, por përkundrazi, ato u integruan në Facebook. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft lançon ISO-të zyrtare të Windows 11

Tags >

Facebook