Biznes

Reflektime dhe feedback për startupet e Uplift Albania në Mini Demo Afternoon

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Dhjetor 2020
Mini Demo Afternoon vjen përpara takimit të radhës Progress Pitch i cili është edhe i fundit sa i takon programit të akselerimit të Uplift Albania dhe që i hap rrugë Demo Day në 29 Janar. Reflektime dhe feedback për startupet e Uplift Albania në Mini Demo Afternoon

Në një manifesim të ngjashëm me ditën kur startupet e edicionit të dytë të Uplift Albania do të prezantojnë përballë një jurie, paneli investitorësh dhe audience të gjerë nga ekosistemi i startupeve dhe inovacionit në Shqipëri dhe rajon, ditën e Enjte u organizua Mini Demo Afternoon.

Me pjesëmarrjen e startupeve të Uplift Albania si Varg.io, FoodFilled, Neuroyouth, Wellnes+, Hermex, Maya, iNegotio, AlbBnb, Swipin, Udhë, Crossplag, Nutriprep si dhe mentorëve e partnerëve, takimi virtual shërbeu si pararojë e Demo-Day që do të organizohet më 29 Janar.

Plot 11 prezantime, 8 mentorë dhe tre fitues të Mini Demo Afternoon, secili prej startupeve prezantoi për 3 minuta ndjekur nga një sesion pyetje-përgjigje për 5 minuta nga mentorët dhe partnerët.

Qëllimi i këtij takimi nuk ishte thjeshtë përzgjedhja e prezantimeve më të mira, por gjithashtu të shërbente si një moment reflektimi dhe feedback për secilin prej startupeve pjesëmarrëse.

Duke e përshkruar si një edicion ndryshe për nga implementimi krahasuar me të parin për shkak të pandemisë së Covid-19, bashkëthemeluesi i ICTSmedia, ICT Awards dhe Uplift Albania z. Kushtrim Shala vuri theksin tek përkushtimi i treguar prej startupeve pjesëmarrëse.

Tre startupet me prezantimin më të mirë u shpërblyen me dhurata simbolike ofruar nga partnerët e Uplift Albania, kompania Huawei dhe Vigan Group.

Huawei një prej partnerëve të akseleratorit të parë rajonal në Shqipëri e përshkroi Uplift Albania si një iniciativë e cila promovon talentin në industrinë e teknologjisë.

Mini Demo Afternoon vjen përpara takimit të radhës Progress Pitch i cili është edhe i fundit sa i takon programit të akselerimit të Uplift Albania dhe që i hap rrugë Demo Day në 29 Janar.

CrossplagUdhë dhe Wellnes+ u shpallën prezantimet më të mira të Mini Demo Afternoon. Crossplag është një teknologji edukative për të identifikimin e tesktit të një gjuhe; Udhë është një platformë e cila bashkon shoferët dhe pasagjerët të cilët kanë të njëjtin destinacion dhe Wellness+ është një platformë për  menaxhimin e klubeve të gjimnastikës dhe fitnesit.

LEXO EDHE:  PONDER fuqizon të rinjtë me mendimin kritik mediatik

Edicioni i dytë i Uplift Albania ka hyrë në muajin e tretë të programit të akselerimit i cili u hap zyrtarisht më 5 Tetor. 12 startupe dolën me sukses nga Selection Bootcamp dhe u përzgjodhën për të ndjekur programin 4-mujor të akselerimit duke i njohur me ekspertizën dhe praktikat më të mira dhe rritur shanset e tyre për sukses.

Uplift Albania nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e ngushtë mes ICTSmedia, SOVVA dhe mbështetjen financiar të SlovakAid. Vodafone Business, Raiffeisen Bank, Albvision, EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep, ICTSlab, Huawei, EY, PCWorld Albanian, CIO, SCAN TV dhe Geek Room janë partnerë dhe mbështetës të kësaj ngjarjeje.