Blog

Reforma e të drejtave të autorit me në shënjestër Facebook dhe Google pret miratimin javën e ardhshme

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Prill 2019
0
Rregullat e të drejtave të autorit janë kundërshtuar nga kompanitë teknologjike të cilat i frikësohen se të ardhurat e tyre mund të marrin goditje përballë artistëve dhe publikuesve që kërkojnë kompensim më të drejtë. Reforma e të drejtave të autorit me në shënjestër Facebook dhe Google pret miratimin javën e ardhshme

Vendet Evropiane pritet të gjejnë akordin ditën e Hënë për rregulloren e re të të drejtave të autorit që pritet të miratohet javën e ardhshëm.

Rregullorja e re kërkon Google dhe Facebook të paguajnë publikimit për lajmet e tyre që grumbullojnë në shërbimet respektive si dhe të filtrojë përmbajtjet.

Megjithatë rregullorja e re ka gjetur edhe kundërshti të disa vendeve anëtare. Ligjvënësit Evropian i dhanë javën e kaluar dritën jeshile propozimit të Komisionit Evropian që ka për qëllim të mbrojë industrinë kreative me vlerë 915 miliardë euro dhe 11.65 milionë njerëz.

Rregullat e të drejtave të autorit janë kundërshtuar nga kompanitë teknologjike të cilat i frikësohen se të ardhurat e tyre mund të marrin goditje përballë artistëve dhe publikuesve që kërkojnë kompensim më të drejtë.

Rregullat e reja do të detyronin Google dhe platformat e tjera të nënshkruajnë marrëveshje licencimi me muzikantë, autorë, publikues lajmesh dhe gazetar nëse duan të përdorin punën e tyre online.

YouTube, Facebook, Instagram dhe platforma të tjera të shpërndarjes së përmbajtjeve duhet të instalojnë filtra për të parandaluar ripublikimin e përmbajtjeve pa lejen e autorit.

Finlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Polonia dhe Suedi kanë dalë kundër reformave dhe do të votojnë kundër të Hënën.

Belgjika dhe Estonia do të abstenojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google ndalon shitjet e Pixel 2 dhe Pixel 2 XL

Lajmet e fundit>