Lajmet

Refuzohet kërkesa e Ukrainës për bllokimin e domaineve Ruse

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Mars 2022
“Esencialisht ICANN është ndërtuar për të siguruar funksionimin e internetit dhe jo bllokimin e tij.” Refuzohet kërkesa e Ukrainës për bllokimin e domaineve Ruse

Ndërsa qeveritë dhe kompanitë në mbarë botën kanë filluar të vënë presion mbi ekonominë Ruse përmes sanksioneve financiare pas pushtimit të Ukrainës, një kërkesë e fundit e vendit për të ndëshkuar Rusinë është refuzuar.

Zyrtarë të lartë Ukrainas kërkuan nga ICANN dhe RIPE për revokimin e domaineve “.ru”, “.рф” and “.su.” Gjithashtu kërkuan fikjen e serverëve DNS në Moskë dhe St. Petersburg duke nxjerrë potencialisht të gjitha uebsajtet Ruse offline.

Por të Enjten ICANN ju përgjigj thirrjes duke thënë se një veprim i tillë nuk qëndron mirë me misionin e organizatës. “Siç mund të dini, interneti është një sistem i decentralizuar. Asnjë aktor nuk ka fuqinë për ta kontrolluar apo fikur atë,” tha CEO i ICANN Goran Marby.

Misioni jonë nuk përfshin masa ndëshkuese, sanksione apo kufizim të aksesit në segmente të ndryshme të internetit,” tha Ai. “Esencialisht ICANN është ndërtuar për të siguruar funksionimin e internetit dhe jo bllokimin e tij.”

LEXO EDHE:  Hakerët sulmojnë platformat televizive dhe TV inteligjentë në Rusi