Harduer

Reklama nga Samsung krahason Galaxy S III me iPhone 5

Publikuar , 17 Shtator 2012
0
Reklama nga Samsung krahason Galaxy S III me iPhone 5

Samsung ka plan që të dërgojë një reklamë në gazetat kombëtare amerikane gjatë ditës së sotme duke krahasuar iPhone 5 me Galaxy S III.

Reklama i bën disa krahasime të veçorive kryesore të dy telefonave, por ka po ashtu një paqartësi.

Samsung i liston shumë veçori të posaçme softuerike të Galaxy S III.

Ndër veçoritë e përmendura janë: shpërndarja e fotografive pa kabllo mes telefonave dhe zvarritja për zmadhim, por nuk përmend ndonjë veçori të posaçme të iPhone 5.

Kjo paraqet një rrjedhim të marrë sepse iPhone 5 nuk e përdor softuerin e Samsungut që është një telefon më i ulët.

Apple paketoi shumë veçori në softuerin e vet për iPhone të cilat nuk i ka Galaxy S III si integrimi me Facebook dhe Twitter, AirPlay dhe qasje në mijëra aplikacione të reja.

Nëse mendoni që në këtë artikull jemi duke thënë që Galaxy S III nuk është i mirë, e keni gabim. Galaxy S III është telefon mjaft i mirë.

Por paraqitja e kësaj reklame që bën krahasimin veçori-për-veçori të dy telefonave, duket si gjë e pasinqertë mospërmendja e shumë gjërave të shkëlqyera që iPhone 5 mund të bëjë.

Më poshtë mund ta shihni reklamën e bërë nga Samsung. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy A8 është telefoni i parë i kompanisë me ekranin Infinity-O

Lajmet e fundit>