Lajmet

Reklamat në Google Maps, mundësi e mirë për bizneset

Publikuar , 16 Gusht 2013
0
Reklamat në Google Maps, mundësi e mirë për bizneset

Në thelb të të gjitha shërbimeve që ofron Google, si Search, Gmail, Google Docs, Google+, etj., janë reklamat. Tani, kompania po i integron ato edhe brenda hartave.

Kur kërkohet në Google Maps, shfaqet një kutizë me ngjyrë lejla e cila përmban informacion të sponsorizuar. Edhe ikona në hartë do të shfaqet me ngjyrë lejla, në vend të së kuqes.

Më pas përdoruesi ka mundësi ta klikojë për të marrë informacione të detajuara, drejtimin, përshtypjet etj.

Ky është një nga opsionet më të mira prej së cilave mund të përfitojnë bizneset lokale. Shenjëstrimi i përdoruesve lokalë me Google Maps u mundëson bizneseve të “kapin në moment konsumatorët.” Në vend që të shpenzojnë para duke reklamuar në internet, Google Maps mund të jetë më efiçent.

Reklamat në Google Maps blihen përmes ankandit Google AdWords, ashtu si shërbimet e tjera të reklamave nga Google. Sa më popullor kriteri i kërkimit, aq më e lartë do të jetë kostoja e reklamës. Bizneset mund t’ia kalojnë njëra-tjetrës duke blerë renditje më të lartë në rezultatet e kërkimit.

Veproni me kujdes

Sfida më e madhe e bizneseve të vogla dhe të mesme mbetet mungesa e kohës apo burimeve për të kryer fushata të mira reklamuese online. Kjo për arsyen se ato përqëndrohen më tepër tek organizimi dhe drejtimi i biznesit në vend që t’i kushtojnë pak kohë edhe reklamimit.

Po ashtu, shumica e tyre nuk e kuptojnë rëndësinë e një fushate të sukesshme marketingu në përgjithësi, për të mos përmendur më pas online.

Fillimisht, kushtojuni pak kohë rregullave të reklamimit në Google si dhe shifrave të ndryshme që duhet të shpenzoni nga buxheti juaj.

LEXO EDHE:  Google shkëput Chrome dhe Search nga Androidi në Evropë

Sigurohuni që i keni kuptuar mirë alternativat e mundshme, për të evituar shpenzimet e mëdha kur mund të mos merrni asgjë në këmbim. Mjete si Google Keyword Tool ju ndihmojnë të rendisni fjalët kyçe që synoni të targetoni si dhe alternativat ndaj ofertave që mendoni të bëni. (PCWorld Albanian)

googlemaps

Lajmet e fundit>