Harduer

Reklamat në Kindle Fire-in e ri të palargueshme

Publikuar , 11 Shtator 2012
0
Reklamat në Kindle Fire-in e ri të palargueshme

Gjenerata e re e tabletit Kindle Fire të ndërmarrjes Amazon do të ketë Oferta Speciale dhe Screensaver të Sponsorizuar në ekranin bllokues në ballinë dhe përdoruesit nuk do të jenë në gjendje që të paguajnë ekstra për t’i larguar.

Për e-lexuesit Amazon ka ofruar rrugë për të paguar, rreth 20 dollarë, për të larguar reklamat. Por këto reklama nuk po largohen nga tabletët. Është kjo një arsye se pse tabletët e Amazon kanë çmim aq të ulët.

Kindle Fire HD i ri ka çmimin prej 200 dollarësh, që ështëi njëjtë si Google Nexus 7. Kindle Fire origjinal por i ndryshuar është madje edhe për më pak, 160 dollarë.

Në këto çmime, duket se Amazon dhe Google nuk janë duke përfituar shumë nga shitjet e këtyre tabletëve. CEO i Amazon, Jeff Bezos, ka thënë që ai do të donte më tepër të shihte që Amazon të fitonte para nga mediat dhe gjërat që i blini kur e përdorni Kindle, se sa ta bleni vetë Kindle.

Duket pak si kundër-Apple në këtë filozofi, por do të ishte interesante të shihen çmimet e Apple për iPad Mini që mund të lajmërohen javën e ardhshme. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft lançon Outlook e ri në ueb

Tags >

kindle
Lajmet e fundit>