Biznes

Reklamimi online, ja si kanë ndryshuar çmimet për postimet e sponsorizuara në 4 vitet e fundit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Nëntor 2019
0
Raporti vëzhgoi përmbajtjet e sponsorizuara në Facebook, YouTube, Instagram dhe blogje të tjera për të ekzaminuar çmimet. Reklamimi online, ja si kanë ndryshuar çmimet për postimet e sponsorizuara në 4 vitet e fundit

Paratë që bëjnë influencerët e media sociale janë rritur në mënyrë meteorike në vitet e fundit sipas një raporti.

Firma e marketingut Izea mësoi se çmimi mesatar për një foto të sponsorizuar u rrit nga 134 dollarë në 2014-ën në 1,642 dollarë në 2019.

Markat janë më të prira për të paguar çmimet e kripura për postime, video, historie dhe blogje. Por ekspertët thonë se ky nuk është fundi i reklamimit tradicional.

Raporti vëzhgoi përmbajtjet e sponsorizuara në Facebook, YouTube, Instagram dhe blogje të tjera për të ekzaminuar çmimet.

U zbulua se kostoja mesatare për në postim është rritur me 44% krahasuar me një vit më parë. Për një postim në blog çmimi është rritur nga 7.39 dollarë në 2006 në 1,442 dollarë në 2019.

Videot e YouTube kanë çmimet më të larta dhe janë rritur nga 420 dollarë në 2014 në 6,700 dollarë në 2019. Një status në Facebook sot kushton 395 dollarë ndërsa në 2014-ën vetëm 8 dollarë.

Një postim në Twitter kushton 422 dollarë përkundër 20 dollarë në 2014. Postimet në blogje janë rritur nga 407 dollarë në 1442 dollarë.

Postimet e sponsorituara tek influencerët janë rritur me 150% vitin e kaluar. Raporti parashikon që marka do të shpenzojnë 10 miliardë dollarë në reklamim në 2020. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vodafone kërkon me çdo kusht të blejë Liberty Global

Lajmet e fundit>