Biznes

Rekord të ardhurash tek Apple, por nga vjen fitimi më i madh?

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Janar 2020
0
Për tre mujorin e ardhshëm kompania parashikon të ardhura mes 63 deri në 67 miliardë dollarë ndërsa analistët kanë parashikuar 62.33 miliardë dollarë. Rekord të ardhurash tek Apple, por nga vjen fitimi më i madh?

Apple raportoi ditën e Marte të ardhura rekord për tremujorin e parë fiskal të 2020. Të ardhurat ishin 91.8 miliardë dollarë, shumë më lartë sesa pritshmëritë prej 88.43 miliardë dollarë.

Fitimi u rrit në 4.99 dollarë për aksion nga 4.54 dollarë që kishin parashikuar analistët. Në të vërtetë gjiganti i iPhone kishte paralajmëruar investitorët më parë se të ardhurat do të ishin mes 85.5 deri në 89.5 miliardë dollarë.

Duke hyrë më në detaje të financave të Apple për tre muajt e fundit mësojmë se:

  • Të ardhurat e produkteve ishin 79.1 miliardë dollarë
  • Të ardhurat e shërbimeve ishin 12.7 miliardë dollarë
  • Fitimi ishte 22.2 miliardë dollarë

Por si performuan produktet?

  • Të ardhurat nga iPhone ishin 56 miliardë dollarë
  • Mac gjeneroi 7.2 miliardë dollarë
  • iPad në vendin e tretë me 6 miliardë dollarë
  • Rritje të ndjeshme për veshjet elektronike, pajisjet shtëpiake dhe aksesorët në 10 miliardë dollarë

Për tre mujorin e ardhshëm kompania parashikon të ardhura mes 63 deri në 67 miliardë dollarë ndërsa analistët kanë parashikuar 62.33 miliardë dollarë. një vit më parë Apple pati 58 miliardë dollarë të ardhura.

Sipas kompanisë shifrat rekord e tre muajve të fundit vinë nga kërkesa e lartë për iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çdo gjë që dimë rreth Apple iPhone 12