Siguri

Rekordet e 32 milionë pacientëve janë vjedhur në gjysmën e parë të vitit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Gusht 2019
0
Protenus gjeti se 60% e thyerjeve të sigurisë erdhën nga hakimi dhe një thyerje madhore të sigurisë si ajo e Quest Diagnostics. Rekordet e 32 milionë pacientëve janë vjedhur në gjysmën e parë të vitit

Mese 32 milionë pacientëve u janë vjedhur rekordet mes Janarit dhe Qershorit 2019. Kjo është dyfishi i rekordeve të vjedhura prej 15 milionë gjatë gjithë 2018-ës thotë firma analitike Protenus.

Sipas kompanisë numri i incidenteve u rrit në 285 në gjysmën e parë të vitit, ose të paktën 1 në ditë.

Protenus gjeti se 60% e thyerjeve të sigurisë erdhën nga hakimi dhe një thyerje madhore të sigurisë si ajo e Quest Diagnostics.

Në këtë incident të dhënat e 20 milionë pacientëve u kompromentuan. Më pas ato u nxorën në shitje në tregun e zi.

Megjithatë rekordet e pacientëve nuk janë i vetmi informacion sensitiv që po shënjestrohen. Këtë javë qyteti i Los Angeles paralajmëroi vjedhjen e të dhënave të 20,000 oficerëve të policisë. Qeveria Bullgare pësoi një sulm kibernetik që mund të ketë prekur 5 milionë banorë në një vend me 7 milionë.

Një maluer i quajtur TrickBot ka hakuar 250 milionë llogari e-mail-i. Këta janë vetëm një pjesë e incidenteve.

Edhe pse sulmet kibernetike janë të zakonshme, ritmi me të cilin po rriten është shqetësues. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i plakjes që u bë viral shpallet i rrezikshëm nga FBI

Lajmet e fundit>