Lajmet

Rekordi i ri në teknologjinë wireless: Arrihet të transmetohen të dhëna deri në 100 Gbps

Publikuar , 16 Tetor 2013
0
Rekordi i ri në teknologjinë wireless: Arrihet të transmetohen të dhëna deri në 100 Gbps

Një prej pengesave kryesore për pajisjen e shtëpive të përdoruesve me internet shumë të shpejtë është nevoja e një sasie të madhe pune dhe parash për vendosjen e kabllit të lidhjes.

Së fundmi, kërkuesit kanë punuar me një teknologji që mundëson transmetimin e të dhënave pa kabëll (wireless).

Në Institutin e Teknologjisë në Karlsruhe të Gjermanisë, kërkuesit kanë mundur të vendosin një rekord të ri botëror për transmetimin e të dhënave wireless. Ata mundën të arrinin deri në 100 gigabit/sekondë ndërkohë që po transmetonin të dhëna në një largësi prej 20 metër duke përdorur frekuencën 237.5 GHz. Në një përpjekje të mëparshme, ky grup kërkuesish mundi të arrinte deri në 40 Gbps në një largësi prej 1 km.

Sipas TGDaily, faqes për publikimin e lajmeve për teknologjinë, Profesor Ingmar Kallfass është shprehur: “Kjo teknologji përfaqëson një alternativë ekonomike dhe fleksibile ndaj rrjetave me fibra optike, veçanërisht për zonat rurale”. Me anë të kësaj teknologjie ofruesit e shërbimit do munden të lidhin hendeqet ekzistuese të rrjeteve nëpërmjet rrezeve lazer ose antenave të fokusimit të rrezeve midis dy kullave të transmisionit.

TGDaily thekson se kërkuesit kanë arritur të transmetojnë deri në 100 Gbps duke përdorur një kanal të dhënash. Në të ardhmen kërkuesit mund të arrijnë të transmetojnë më tepër të dhëna duke përdorur disa kanale njëkohësisht ose duke përdorur ndonjë teknikë tjetër.

Pavarësisht këtij lajmi të mirë, mos prisni që kjo shpejtësi të jetë e disponueshme në shtëpitë tuaja, të paktën jo në një të ardhme të afërt, pasi edhe pas daljes së kësaj teknologjie nga laboratori ku po testohet do të jetë e nevojshme që ofruesit e shërbimit të internetit të gjejnë mënyrën e duhur të integrimit të saj. Kompanitë e telekomunikacionit si AT&T kanë vënë re se dobësimi i sinjalit dhe interferenca përbëjnë problem gjatë transmetimit të të dhënave me frekuencë të lartë gjatë distancave të largëta.

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Përsa i përket kohës së nevojshme për përshtatjen e një metode çfarëdo që do të sigurojë shpejtësi të lartë nga ofruesit e shërbimit të internetit, mund të themi se teknologjia wireless mund të arrije tek ne para përdorimit masiv të fibrave optike. (PCWorld Albanian)

wifi_cloud_router-100036741-gallery

Lajmet e fundit>