Lajmet

Rendi kronologjik i postimeve të Twitter vjen edhe në Android

Publikuar , 16 Janar 2019
0
Përmes një postimi në Twitter, kompania tha se nga dita e sotme përdoruesit e aplikacionit në Android do të kenë opsionin e ri. Rendi kronologjik i postimeve të Twitter vjen edhe në Android

Pak ditë pasi e solli në iOS, Twitter vendosi që butonin i cili ndryshon rendin e postimeve (Twitter Feed) nga algoritmik në kronologjik dhe anasjelltas ta ofrojë edhe në Android.

Përmes një postimi në Twitter, kompania tha se nga dita e sotme përdoruesit e aplikacionit në Android do të kenë opsionin e ri. Opsioni ende nuk është i disponueshëm në ueb.

Megjithatë shumica e përdoruesve mobil tashmë mund të kontrollojë mënyrën se si shohin Twitter Feed të tyre.

Ndryshe nga kompanitë e tjera si Facebook, me Twitter nuk do të jeni të detyruar të ndiqni me përpikmëri vendimet e kompanisë për mënyrën sesi u shfaqen përmbajtjet e miqve dhe faqeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Video loja që po çmend internetin thyen rekordet e Fortnite

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>