Lajmet

Rënia e Amazon Web Services merr me vete një pjesë të internetit

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Nëntor 2020
Ironia e gjithë kësaj është se problemi nuk lejon as vetë kompaninë të postonte përditësime në panelin e Service Health dhe as vetë Amazon nuk është imun ndaj tyre. Rënia e Amazon Web Services merr me vete një pjesë të internetit

Amazon Web Services pësoi një ndërprerje të madhe ditën e Mërkure duke marrë me vete një pjesë të internetit. Disa shërbime të AWS kishin probleme që do të thotë se aplikacione, uebsajte dhe shërbime që mbështeten në AWS patën probleme.

Sipas Amazon probleme prekën kryesisht Amerikën e Veriut por nuk përjashtuan pjesën tjetër të botës. Kompania nuk dha një arsye për këtë ndërprerje vetëm se kishte përjetuar rritje të gabimeve.

Ironia e gjithë kësaj është se problemi nuk lejon as vetë kompaninë të postonte përditësime në panelin e Service Health dhe as vetë Amazon nuk është imun ndaj tyre.

Kompani si Adobe, Roku dhe Shipt shkruan në rrjetin social Twitter duke lajmëruar përdoruesit se nuk ishte faji i tyre për pamundësinë e aksesimit të shërbimeve.

1Password, Acorns, Adobe Spark, Anchor, Autodesk, Capital Gazette, Coinbase, DataCamp, Getaround, Glassdoor, Flickr, iRobot, The Philadelphia Inquirer, Pocket, RadioLab, Roku, RSS Podcasting, Tampa Bay Times, Vonage, The Washington Post, dhe WNYC ishin disa prej shërbimeve të prekura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjenerata e dytë e Galaxy Fold ka një mekanizëm vetëpastrimi

Tags >

Amazon