Biznes

Rënia e monedhave kriptografike, investitorët humbasin besimin tek rezervat financiare kriptografike

Apr 3 2018
0 Shpërndarje
Më shumë se 165 të ashtuquajtura “hedge funds” janë themeluar në 2017-ën, një rritje e ndjeshme krahasuar me vetëm 19 në 2016-ën. Rënia e monedhave kriptografike, investitorët humbasin besimin tek rezervat financiare kriptografike

Rënia drastike dhe e zgjatur e monedhave kriptografike ka filluar të manifestohet edhe në industrinë e rezervave financiare në botën e monedhave kriptografike.

Deri “dje” këto financime të dedikuara plotësisht kriptoaseteve, zunë botën e investimeve në befasi.

Të mrekulluar nga historitë e fitimeve me 25,000%, shumë zgjodhën të linin vendet e punës dhe të kërkonin fatin tek kriptoasetet.

Më shumë se 165 të ashtuquajtura “hedge funds” janë themeluar në 2017-ën, një rritje e ndjeshme krahasuar me vetëm 19 në 2016-ën.

Megjithatë ky trend është ngadalësuar së tepërmi këtë vit. Sipas Bloomberg, vetëm 20 iniciativa të tilla janë lançuar në tre mujorin e parë të këtij viti, ndërsa 9 të tjerë janë mbyllur nga tkurrja e monedha kriptografike.

Kjo klimë aspak e mirë për industrinë nuk ka prekur vetëm rezervat e vogla. Rezerva financiare të shquara e kanë të vështirë të tërheqin investitorë të rinj.

“Kapitali i ri është ngadalësuar, edhe për rezerva financimi të profilit të lartë si kjo e jona,” shprehej bashkëthemeluesi i Multicoin Capital Kyle Samani.

Këto rezerva patën fitime astronomike vitin e kaluar, por investitorët e hershëm i kanë trajtuar me skepticizëm.

Një tjetër faktor që mund të ketë ndikuar në këtë rënie është edhe hetimi që Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë ka hapur ndaj Ofertave Fillestare të Monedhave (ICO).

Ky hetim u zgjerua edhe për rezervat financiare të monedhave kriptografike.

Ndërsa investitorët kanë filluar të tërhiqen nga ky treg, “demat” janë në pritje të ekspansionit të radhës..

Konkretisht Morgan Creek Capital Management është në kërkim të një financimi prej 500 milion dollarësh që mund të jetë një prej rezervave financiare të mëdha në industri për monedhat kriptografike. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>