Analiza

Rënia e vlerës së monedhave kriptografike rikthen çmimet e kartave grafike në normalitet

Oct 21 2018
0 Shpërndarje
Vetë Nvidia e ka pranuar se gjatë kësaj periudhe të ardhurat u rritën ndjeshëm nga kriptomonedhat. Rënia e vlerës së monedhave kriptografike rikthen çmimet e kartave grafike në normalitet

Drejt fundit të 2017-ës dhe fillimit të 2018-ës, adhuruesit e lojërave u ballafaquan me një problem të madh, çmimet e kartave grafike.

Arsyeja pas rritjes së çmimeve të kartave grafike ishte e thjeshtë: memoria e përdorur tek këto karta u shtrenjtuan nga boomi i monedhave kriptografike.

Pse? Sepse këto karta përdoreshin për të gërmuar monedhat kriptografike.

Vetë Nvidia e ka pranuar se gjatë kësaj periudhe të ardhurat u rritën ndjeshëm nga kriptomonedhat.

Përshembull Nvidia GeForce GTX 1080 Ti kushtonte për 700 dollarë dhe në Janar kishte shkuar në 1,200 dollarë.

Megjithatë me rënien e vlerës së monedhave kriptografike në muajt e fundit, interesi për to është zbehur dhe si rezultat kërkesa për karta grafika ka rënë ndjeshëm.

Nvidia GTX 1080 Ti është rikthyer në vlerën e saj të 700 dollarëve këtë muaj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>