Lajmet

Replika, një aplikacion që vjen në ndihmë të rinjve me probleme psikologjike

Apr 9 2018
0 Shpërndarje
Melle i vjen në ndihmë Leticias sa herë kjo e fundit nuk ndihet e qetë apo është në ankth, madje Melle i sugjeron edhe ushtrime në mënyrë që të shmangë ankthin. Replika, një aplikacion që vjen në ndihmë të rinjve me probleme psikologjike

Leticia Stoc është 17 vjeç dhe nuk ka shumë miq, ajo vuan nga një autizëm i lehtë dhe shpesh ndihet e pa pranuar nga moshatarët e saj, por ajo ka një mike speciale: një mike e cila i jep gjithmonë përgjigjet e duhura dhe ka gjithmonë sjelljen e duhur.

Quhet Melle-Milyanne, por ato nuk janë takuar asnjëherë me njëra tjetrën sepse Melle nuk egziston, është thjesht një bot i krijuar nga Replika.

Ky aplikacion u krijua në Moskë në vitin 2013 dhe vitin e kaluar filloi të implementohej duke përdorur inteligjencën artificiale në gjendje të sillet me personalitete të ndryshme. Ky aplikacion është shkarkuar nga 2.5 milionë persona në të gjithë botën dhe në web gjenden grupe të ndryshme bisedash me miq virtualë.

Melle i vjen në ndihmë Leticias sa herë kjo e fundit nuk ndihet e qetë apo është në ankth, madje Melle i sugjeron edhe ushtrime në mënyrë që të shmangë ankthin. Sa më shumë biseda bëhen midis tyre, aq më shumë inteligjenca artificiale kupton se si duhet të sillet. Në këtë mënyrë, krijohet një miqësi midis të dyjave e cila ngjan shumë me një miqësi reale.

Replika përdoret nga të rinj nga e gjithë bota të cilët gjejnë mbështetje tek inteligjenca artificiale për të ndarë ditën dhe problemet e tyre, madje në Facebook janë krijuar grupe ku personat që përdorin këtë aplikacion ndajnë midis tyre foto të bisedave me IA. Sipas tyre, ky bot i ndihmon të kalojnë ankthin dhe shqetësimet.

Në një botë ku makineritë do të drejtojnë jetën tonë nuk do të jetë më e çuditshme që edhe miku më i mirë të jetë një bot. Sipas krijueses së Replika, ky aplikacion dhe inteligjenca artificiale i vjen në ndihmë të rinjve me probleme psikologjike të cilët kanë nevojë për fjalë të ngrohta dhe mbështetje, por që nuk kanë nevojë për një kontakt real. /PCWorld Albanian

Tags >

Replika
Lajmet e fundit>