Biznes

Reuters: BlackBerry në bisedime me Google dhe Samsung për një blerje të mundshme

Publikuar , 06 Tetor 2013
0
Reuters: BlackBerry në bisedime me Google dhe Samsung për një blerje të mundshme

Për kompaninë BlackBerry po diskutohet muajt e fundit që të shitet, ose të paktën një pjesë të veten ta shesë tek disa kompani të tjera.

Sipas një raporti, BlackBerry, biznesi i smartfonëve që është drejt falimentimit, është në bisedime për të shitur kompaninë ose pjesë të sajj tek Google, Samsung, Sistemet Cisco, Intel dhe LG, raporton Reuters.

Fairfax Financial Holdings, kompania e cila zotëron 10% të aksioneve të BlackBerry-t, para dy javësh ra dakord për ta blerë për vetëm 4.7 miliardë $.

Reuters tha se nuk është akoma e qartë se çfarë reagimesh do të ketë nga kompanitë pretenduese blerëse. Google, Samsung, Cisco dhe Intel nuk kanë bërë ndonjë deklaratë, ndërsa një zëdhënëse e LG-së tha se nuk ka asnjë informacion me këtë çështje.

BlackBerry pati një humbje rreth 1 miliardë $ gjatë tremujorit të dytë të këtij viti dhe shkurtoi rreth 35% të punonjësve.

Gjithsesi kompania vlen akoma për shërbimet e saj të biznesit dhe sistemin e sigurt të komunikimit për shkak të patentave që zotëron. Vlera e tanishme nuk krahasohet me vlerën prej 100 miliardë $ që BlackBerry kishte në 2007. (PCWorld Albanian)

bb

LEXO EDHE:  Kjo foto e planetit Saturn është shkrepur nga kamera e Galaxy S8

Lajmet e fundit>