Lajmet

Revista “ComputerWorld Albanian II” tani në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri dhe Kosovë

Publikuar , 23 Janar 2014
0
Revista “ComputerWorld Albanian II” tani në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri dhe Kosovë

C1_CWA2_FA06012014_rv2Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë në duart e tyre numrin e ri të Revistës “ComputerWorld Albanian”, në cilin çdo qytet të Shqipërisë dhe Kosovës që jetojnë, mund ta bëjnë pjesë të mozaikut të botimeve të tyre personale.

Shtëpia botuese ICTSmedia, njofton zyrtarisht se botimi i ri i Revistës “ComputerWorld Albanian” është shpërndarë pothuajse në të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke u mbuluar kështu i gjithë territori i të dy shteteve. Falë bashkëpunimit mes ICTSmedia-s dhe Postës së dy vendeve numri dytë i “ComputerWorld Albanian”, gjendet tashmë në treg pothuajse në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare.

Një mbulim i shpejtë është arritur me qytetet e mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës, si Tirana, Prishtina, Durrësi, Elbasani, Gjakova, Prizreni, Korça, Berati, Peja, Mitrovica, Vlora, Peshkopia, Saranda, etj, por që pas daljes nga shtypi revista u shpërnda nga Posta edhe në qytetet e tjera si dhe në libraritë kryesore të “Adrion”, në Aeroportin e Tiranës dhe në Aeroportin e Prishtinës.

Lista e plotë e të gjitha pikave të shitjes ku është shpërndarë revista “ComputerWorld Albanian” në Shqipëri: Tiranë, Durrës; Vlorë; Përmet; Gjirokastër; Sarandë; Elbasan; Librazhd; Përrenjas; Maliq; Pogradec; Korçë; Rrëshen; Kukës; Has; Tropojë; Burrel; Peshkopi; Kuçovë; Berat; Çorovodë; Kavajë; Lushnjë; Fier; Laç; Lezhë; Shkodër dhe Puke.

Ndërsa në Kosovë revista është shpërndarë në: Prishtinë; Prizren; Gjakovë; Mitrovicë; Pejë; Gjilan; Ferizaj; Lypjan; Deçan; Hajvali; Drenas; Dragash; Fushë Kosovë; Kamenicë; Istog; Junik; Kaçanik; Klinë; Malishevë; Podujevë; Rahovec; Sllatinë; Shtimë; Suharekë; Viti dhe Vushtri. Tashmë të gjithë ata të pasionuar dhe dashamirës të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit mund ta gjejnë “ComputerWorld Albanian II” në pikat e shitjes së shtypit të këtyre qyteteve.

LEXO EDHE:  Edicioni i 7-të i ICT Awards zbuloi më të mirët e kombit në teknologji

Numri i ri i revistës “ComputerWorld Albanian”, u prezantua më 9 janar 2014 në një event të veçantë në Tiranë, ku morën pjesë personalitete të larta shtetërore, akademike dhe mediatike. Ky botim përmban tematika të larmishme me intervista, opinione, analiza, studime, vëzhgime, të sjellura nga ekspertë dhe analistë të fushës, nga bota e teknologjisë mbarëshqiptare si dhe informacione të shumta rreth trendeve më të fundit të teknologjisë mobile në botë, të ndara, organizuara në disa kategori. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>