Harduer

Revolucion: Ky është ekrani i së ardhmes (Video)

Publikuar , 18 Janar 2013
0
Revolucion: Ky është ekrani i së ardhmes (Video)

Tactus screenKompania Tactus ka zhvilluar ekranë të ndjeshëm me prekje të cilët kanë tastierë shtesë e cila “kërcen” nga ekrani dhe mundëson shkrimin sikurse në tastierat harduerike.

Kompania amerikane Tactus ka zgjidhjen e cila do ti bashkojë ekranët me prekje dhe tastierat: ata kanë zhvilluar “ekran përdorues taktil” për ekranët me prekje me harduer transparent të shkronjave të cilat “dalin sipas nevojës” nga ekrani i telefonëve të mençur dhe tabletëve.

Në Mashable thonë se ky lloj ekrani përdoruesve u mundëson që të shkruajnë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase si në telefonat e tjerë të cilët kanë tastiera, ndërsa kur kjo tastiera të ç’kyçet ajo bëhet e padukshme dhe ekrani bëhet si çdo ekran tjetër me prekje që kontrollohet vetëm me prekje të gishtave.

Në Tactus thonë se përdorimi i ekranit të tyre taktil nuk është i kufizuar vetëm në përdorimin si tastierë, por mund të përdoret edhe për shumë gjëra tjera.

Për shembull këta ekran mund të përmirësojnë përvojën e luajtjes së lojërave në tabletë dhe telefonë sepse do të mund të përdoret edhe si kontrollues harduerik për drejtimin e lojërave, sepse është shumë më i mirë dhe më efikas sesa kontrolluesit virtual në ekranët klasik me prekje. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”WJFwHuCs3Yw”]

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama prezantoi projektin "Biblioteka Dixhitale"

Tags >

ekran
Lajmet e fundit>