Blog

Revolucion në blerjen e ushqimit me Amazon Go

Publikuar , 31 Janar 2018
Metoda “Merre-dhe-ik” e të bërit pazar mendohet të jetë e ardhmja e shitjeve. Revolucion në blerjen e ushqimit me Amazon Go

Për të revolucionarizuar mënyrën e blerjes së ushqimeve, Amazon ka hapur një supermarket pa operatorë arkash.

Blerjet ju faturohen kartave të kreditit të klientëve kur ata largohen nga dyqani.

Dyqani Amazon Go përdor qindra kamera të montuara në tavan dhe sensorë elektronikë për të identifikuar çdo klient dhe për të ndjekur artikujt që ata zgjedhin.

Kur hyjnë në dyqan, blerësit kalojnë përmes portave duke skanuar aplikacionin Amazon Go në telefonat e tyre.

Ata janë të lirë të marrin pije, biskota, bukë e çdo gjë tjetër duke mbushur kështu trastat e tyre të pazarit. Në këtë mënyrë nuk kanë nevojë për një shportë apo karrocë, sepse nuk do t’i kalojnë produktet në kasë.

Me ndihmën e sensorëve në rafte, produktet shtohen në llogarinë e klientëve të Amazon Go ndërkohë që ata përzgjedhin ushqimet dhe i fshijnë ato kur i vendosin përsëri në raft. Një faturë elektronike tatohet kur ata dalin nga supermarketi.

Metoda “Merre-dhe-ik” e të bërit pazar mendohet të jetë e ardhmja e shitjeve. Por, Amazon beson se është momenti i duhur, ose të paktën që kjo risi duhet të testohet në të gjithë botën.

Ti skanon një kod QR ndërkohë që hyn në dyqan. Pas kësaj, je i lirë të bësh blerjet që dëshiron vetëm falë aplikacionit Amazon Go në telefonin tënd.

Ekzistojnë sensorë të peshës në rafte për të kuptuar nëse një artikull është marrë ose apo është vendosur sërish në vend. Dhe disa artikuj mbartin një kod vizual, si një bar kod, për t’i ndihmuar kamerat t’i identifikojnë ato.

Amazon nuk ka dhënë ndonjë informacion se sa i saktë është sistemi. Megjithatë, një gazetar u përpoq të vidhte disa kanaçe me pije, por sistemi e diktoi dhe i shtoi ato në faturën e tij.

LEXO EDHE:  Platforma më e madhe Shqiptare e mësimit online Akademi.al vlerësohet nga Universiteti i Harvardit

Kompania akoma nuk ka në plan t’ua prezantoj këtë teknologji rrjeteve të tjera të dyqaneve ushqimore. Ndërkohë, shitësit shprehen se sa më shpejt të bëjnë bleje klientët, aq më të shumta janë mundësitë që ata të kthehen sërish në dyqan.

Brian Olsavsky, drejtori financiar i Amazon, është shprehur se konkurrentët duhet të presin më shumë dyqane Amazon në muajt dhe vitet në vazhdim. “Do të shihni më shumë zhvillime nga Amazon. Është akoma herët, prandaj planet tona do të zhvillohen me kalimin e kohës,” tha ai në muajin tetor. /Insajderi