Harduer

Revolucion nga Nokia: telefon elastik

Publikuar , 29 Tetor 2011
0
Revolucion nga Nokia: telefon elastik

Dy të parat janë të fuqizuara nga Microsoft Windows Phone Mango të cilat edhe po bëhen gati të futen në garë për top pajisjen mobilerike të vitit, por Nokia nuk ndalet me kaq me befasi. Revolucioni i ri i sjellur nga Nokia në në fushën e ndërfaqes së përdoruesit.

Revolucioni i ri në ndërfaqen e përdoruesit nga Nokia paraqitet të jetë një nismëtar në këtë fushë siç është treguar në paraqitjen në Nokia World në Londër ku ndërtuesi i telefonave celularë paraqiti pajisjen e vet Nokia Kinetic me një paraqitje të përkulshme. Nëse nuk mund t’iu besoni syve, lexojeni sërish pasi që kjo nuk ndonjë gjë fantastiko-shkencore, por tani është një fakt. Me këtë pajisje revolucionare përdoruesit mund të kalojnë përgjatë listës së skedarëve thjesht vetëm duke i përdredhur skajet, kështu që mund ta mbani me dy duar dhe lehtësisht të punoni me të. Nëse e anoni jashtë ose brenda celulari i zmadhon fotografitë ose i zvogëlon në të njëjtën mënyrë edhe mund të lëshoni ose ndalni ndonjë audio dhe madje shtypni këndet e pajisjes Nokia Kinect kështu që ju mund t’i lëvizni fotografitë tuaja.

Ky produkt ende nuk mund të blihet nga çdokush për momentin. Kjo teknologji ka qenë duke u zhvilluar për dy vite tashmë. Tapani Jokinen, i cili punon në këtë teknologji, ende nuk e ka cekur ndonjë kohë të caktuar në lidhje me atë që kur do të lëshohet pajisja për treg./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Këllëfët LED të Samsung për Galaxy S10 shfaqin njoftimet në pjesën e pasme

Lajmet e fundit>