Harduer

REX, ekzoskeleti robotik mahnitës

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
REX, ekzoskeleti robotik mahnitës

Por ky që po prezantojmë këtu është ndryshe. Ai quhet REX dhe është një ekzoskelet robotik që është dizajnuar t’i ndihmojë ata që janë të lidhur me karrocën invalidore të ngrihen në këmbë dhe të ecin, dhe ky produkt pritet që të ofrohet komecialisht më vonë gjatë këtij viti.

I krijuar nga dy njerëz të Zelandës së Re, nënat e të cilëve ishin të lidhura përkarrocën invalidore, REX i lejon përdoruesit që të vet-transportohen nga karrika në ekzoskelet, dhe më pas ju mundëson që të kontrollojnë lëvizjet përmes një joysticku dhe një padi kontrollues. Ai punon me bateri që mund të mbushet dhe që mban për së paku dy orë punë të vazhdueshme, por ajo mund të ndërrohet nëse përdoruesi dëshiron të lëviz për periudha më të gjata në këmbët e tija.

Me një çmim prej 150.000 dollarë, nuk bëhet fjalë për një produkt të lirë, por duhet pasur parasysh se ky ekzoskelet robotik i ofron sërish ndjenjën e qëndrimit në këmbë atyre që janë të lidhur për karrocë invalidore, kështu që kjo është diçka e papërshkrueshme për ata që do të kenë mundësi ta përdorin. Produkte tjera si HULC janë ende në testime dhe duhet ende kohë para se të paraqiten në treg. REX në anën tjetër do të fillojë të shitet gjatë këtij viti dhe në mes të vitit të ardhshëm do të ofrohet në tërë botën.

LEXO EDHE:  Nokia 3.1 Plus ka ekran 6-inç dhe dy kamera të pasme për 159 euro

Lajmet e fundit>