Lajmet

Rezerva Federale Amerikane: Monedhat dixhitale janë një rrezik

Publikuar , 05 Mars 2017
0
Rezerva Federale Amerikane: Monedhat dixhitale janë një rrezik

Një zyrtar i lartë i Rezervës Federale Amerikane u shpreh ditën e Premte se monedhat dixhitale janë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike dhe aktiviteteve kriminale dhe ri rezultat janë të rrezikshme për tu përdorur.

“Një monedhë dixhitale e një banke qëndrore do të shndërrohej në një shënjestër globale të sulmeve kibernetike,” tha Guvernatori Jerome Powell.

Ai vijoi më tej duke cituar Bitcoin dhe qëllimet për të cilat përdoret sot. Powell tha se monedha është shënjestra kryesore e aktiviteteve kriminale online.

Sipas tij bankat duhet ta ndjekin më nga afër Bitcoin-in dhe monedha të tjera dixhitale për rrezikun e lartë që bartin ndaj privatësisë dhe sigurisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Katër në pranga në Indi për një mashtrim 14 milionë dollarësh në kriptomonedha

Lajmet e fundit>