Biznes

Rezervimet në Airbnb arrijnë shifra rekord

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Gusht 2022
Në tërësi rezervimet u rritën me 25% krahasuar me vitin e kaluar në 103.7 milionë dhe 24% më shumë sesa në 2019-ën. Rezervimet në Airbnb arrijnë shifra rekord

Aibnb tha se kërkesa për udhëtimi preku nivelet rekord pavarësisht ngadalësimit ekonomike dhe rritjes së çmimeve.

Afro 104 milionë netë janë rezervuar në platformë për periudhën Prill-Qershor, një rekord i ri për uebsajtin.

Qëndrimet në afate të gjata patën rritjen më të lartë, një trend i nxitur për shkak edhe të punës në distancë.

Në tërësi rezervimet u rritën me 25% krahasuar me vitin e kaluar në 103.7 milionë dhe 24% më shumë sesa në 2019-ën.

Performanca ndihmoi kompaninë me financat gjithashtu duke regjistruar të ardhura prej 2.1 miliardë dollarësh.

Mëse gjysma e rezervimeve janë më të gjata se 1 javë tha kompania. Kërkesa më të lartë ishte në Amerikën e Veriut, një rritje me 37%.

Kompania raportoi një fitim prej 379 milionë dollarësh, krahasuar me 68 milionë dollarë humbje një vit më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  3 miliardë dollarë Bitcoin u shitën për të shpëtuar stablecoin Terra

Tags >

Airbnb