Lajmet

Ridizajnimi i ikonave të Office vetëm fillimi, të gjitha ikonat e Windows 10-ës do të kenë të njëjtën gjuhë dizajni

Publikuar , 03 Dhjetor 2018
0
Sajti Thurrot zbuloi se ky ridizajnim është vetëm fillimi dhe i gjithë dizajni i sistemit operativ do të ndryshohet duke aplikuar të njëjtin stil. Ridizajnimi i ikonave të Office vetëm fillimi, të gjitha ikonat e Windows 10-ës do të kenë të njëjtën gjuhë dizajni

Përveç ikonave të Office, Microsoft duket se ka planifikuar ridizajnimin e të gjitha ikonave të Windows 10-ës.

Gjigandi i sistemit operativ prezantoi javën e kaluar dizajnin e ri të ikonave të Office 365.

Sajti Thurrot zbuloi se ky ridizajnim është vetëm fillimi dhe i gjithë dizajni i sistemit operativ do të ndryshohet duke aplikuar të njëjtin stil.

Në një postim në Medium.com Jon Friedman, shefi i dizajnit të Office pranë Microsoft, tha se “Ndërsa kemi themeluar një sistem, gradualisht do ta aplikojmë tek mbarë linja e produkteve të Microsoft.”

Ai publikoi edhe një imazh i cili tregon modernizimin e sistemit operativ me ikona të cilat janë prej 10 vitesh të pandryshuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft kalon Apple për nga vlera e tregut

Lajmet e fundit>