Lajmet

Ridizenjimi i Google Account e bën më të lehtë menaxhimin e llogarive

Publikuar , 22 Qershor 2018
0
Tani ekziston një shirit kërkimi për ato raste kur po kërkon diçka specifike, por nuk mund të dish se si të arrish atje nga faqja kryesore e llogarisë. Ridizenjimi i Google Account e bën më të lehtë menaxhimin e llogarive

Google ka ridizenjuar Google Account në Android me një ndërfaqe më të thjeshtë dhe më intuitive dhe tani ju lejon të kërkoni menjëherë ndonjë përcaktim ose hollësi llogarie që dëshironi të rishikoni ose të ndryshoni.

Pamja e re do të vijë në ueb dhe iOS më vonë këtë vit. Google thotë se 20 milionë njerëz vizitojnë cilësimet e tyre të llogarisë çdo ditë, kështu që është një gjë shumë e rëndësishme për kompaninë që të përmirësohet vazhdimisht.

Faqja e llogarisë përfshin informacionet tuaja personale, pajisjet e bashkangjitura në llogarinë tuaj, metodat e pagesës, historikun e blerjeve, abonimet dhe kështu me radhë. Faqja e përpunuar e llogarisë ka bërë që opsionet e sigurisë dhe të privatësisë të jenë “më të shquara”, pasi ky është lloji i gjërave që duhet të kontrolloni rregullisht.

Tani ekziston një shirit kërkimi për ato raste kur po kërkon diçka specifike, por nuk mund të dish se si të arrish atje nga faqja kryesore e llogarisë.

“Për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë dhe të kontrolloni llogarinë tuaj të Google, ne kemi mundësuar që të gjitha opsionet  e privatësisë të jenë të lehta për t’u shqyrtuar me dizajnin tonë të ri, të testuar nga përdoruesit”, shkroi Jan Hannemann, menaxher i produktit për llogarinë Google, në postimin e sotëm në blog lidhur me ndryshimet.

Nga seksioni i llogarisë së Google, gjithashtu, mund të aksesoni lehtësisht faqet e privatësisë dhe sigurimit të kompanisë për të siguruar që çdo gjë të duket ashtu siç duhet. Edhe në faqen kryesore të llogarisë, tani do të shfaqet “njoftime të shquara” nëse Google vëren se ka diçka që mund të bësh për të forcuar më tej sigurinë e llogarisë tënde. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Android Pie i disponueshëm për Galaxy Note 9

Tags >

Google
Lajmet e fundit>