Lajmet

Ridizenjimi i Google Chrome 69 do të publikohet në Shtator

Aug 22 2018
0 Shpërndarje
Në njoftimet e kompanisë përmenden disa nga veçoritë e reja, të cilat përqëndrohen në integrimin e Windows, sigurinë dhe stabilitetin. Ridizenjimi i Google Chrome 69 do të publikohet në Shtator

Shfletuesi i Google do të ridizenjohet kur të arrijë përditësimi i Chrome 69 më 4 Shtator. Në njoftimet e kompanisë përmenden disa nga veçoritë e reja, të cilat përqëndrohen në integrimin e Windows, sigurinë dhe stabilitetin.

“Pikat kryesore përfshijnë integrimin e qendrës së njoftimeve të Microsoft Windows 10, navigacionin e gjesteve të touchpad në Windows dhe përditësimet automatike,” thuhet nga kompania.

Sa i përket sigurisë, do të përfshijë integrim të plotë për zgjerimin e Paralajmërimit të Fjalëkalimit për të ndihmuar në ndalimin e faqeve të dyshimta nga aksesi në llogaritë tuaja (si Google dhe jo Google).

Kjo përputhet me atë që kompania tha në lidhje me angazhimin e gjigandëve të teknologjisë në mbrojtjen e të gjithëve në përdorimin e uebit.

Përplasjet e Chrome duhet të reduktohen, sepse “kodi i palës së tretë është bllokuar tashmë nga parazgjedhja”, domethënë që softueri i jashtëm nuk mund të shtohet në procesin e shfletuesit (përveç nëse aksesi është aktivizuar përkohësisht).

Përditësimi gjithashtu do të shtyjë Flash-in e Adobe më pranë fundit duke ju kërkuar që të jepni leje për faqet që ta përdorin atë çdo herë që filloni shfletuesin – duke vijuar procesin e frenimit që ka nisur prej vitesh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>